Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Site Builder







  



HEROJET SHQIPTARE


DISA EMRA ME TE SHQUAR SHQIPTARE


GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU
Skenderbeu eshte heroi kombetar i shqiptareve,strateg e burre shteti i madh,qe udheheqi luften per pavaresi kunder pushtimit osman,per bashkimin politik-shteteror te popullit shqiptar;nje nga figurat e shquara te shek. XV ne plan nderkombetar dhe eshte ai qe i bashkon shqiptaret kudo ne bote.
Pillonj i nje familjeje te madhe sunduese feudale Skenderbeu ishte me i vogli i kater djemve te tij Gjon Kastriotit.Feminia e tij bie ne vitet kur vershimet grabitqare osmane erdhen duke u shtrire ne tokat shqiptare qe nga Jugu drejt Veriut duke i imponuar vendit nje regjim qe i sillte vendit nje rendim te pergjithshem ekonomik-shoqeror te masave popullore te vendit.Nen kete gjendje u gjenden shume heret edhe zoterimet e Kasrioteve qe gjendeshin ne Shqiperine Qendrore-Lindo-
re.Lufta kunder ketij pushtimi me rrjedhime shkaterrimtare qe vinin ne rrezik gjithe zhvillimin e a-
rritur nga vendi si dhe te ardhmen e popullit shqiptar,perbente permbajtjen kryesore dhe detyren
themelore te jetes dhe veprimtarise se S., si dhe te gjithe epokes qe mori prej tij,si figure qendro-
re,emrin.
Ndersa ka mjaft te dhena arkivale per veprimtarine e S., jane te paktat te dhenat per jeten e tij
personale e sidomos per rinine dhe periudhen e pare te veprimtarises se tij deri me 1443,qe mbetet ende mjaft e erret.Burimi kryesor dhe me i rendesishmi,eshte vepra e shqiptarit Marin Barleti;te dhenat kane ardhur duke u vertetuar,plotesuar dhe korrigjuar ne nje varg rastesh edhe nga shume burime te tjera,midis tyre edhe osmane.
Skenderbeu lindi me 1405,sic mund te llogaritet nda data e sakte e vdekjes,17.1.1468,kur ai si-
pas Barletit,ishte 63 vjec;nuk mund te thuhet se cili nga zoterimet e Kastrioteve ishte vendlindja e tij.Nga burime te ndryshme vertetohet e dhena e Barletit se pasi kishte qene dorezuar peng qysh me pare (1410) nje vella me i madh,u dorezua edhe Gjergji ne moshe te njome,bashke me
dy vellezer te tjere.Ky dorezim mund te kete ndodhur pas vitit 1415,kur osmanet me marrjen e Krujes u vendosen tashme ne menyre te qendrueshme ne Shqiperine Qendrore.Ne oborrin e Mehmetit te I dhe mandej te Muratit II,Gjergji hyri dhe u edukua ne rradhet e "Ic-Ogllaneve",ku,
per te zhveshur vendet e pushtuara nga forcat me te afta drejtuese,djemte e sunduesve te nen-
shtruar pergatiteshin ne menyre te vecante per funksionet e ardhshme si qeveritare te bindur e
sidomos ne ato vende,ku sundimtaret osmane hasnin ne qendresen e popullit.Gjergji u shqua qysh heret per aftesite e tij te medha;ne fushata te ndryshme ushtarake te osmaneve ne Ballkan
dhe ne Azine e Vogel ai fitoi pervoje te madhe ushtarake.Duke perqafuar Islamin,me emrin e ri
"Skenderbej" qe e mbajti vete gjate gjithe jetes dhe me te cilin u be i njohur ne te gjithe boten,ai
arriti ne poste te larta ne rradhet e feudaleve ushtarake osmane.
Largimi nga familja nuk e shkeputi S. nga vendlindja ku ai mund te kthehej kohe me kohe,dhe nga fatet e saj.Familja e Kastrioteve,edhe pse e shtrenguar gjithnje e me fort prej presionit os-
man,ruajti ende per nje kohe,deri me 1430,si vasale e sulltanit,zoterimet e veta duke pritur ashtu
si edhe sundimtare te tjere shqiptare,rrethana me te favorshme per te hedhur poshte sundimin e
huaj.Ne fakt ajo vazhdonte ta konsideronte Gjergjin gjithmone si pjesetar te saj e bashkesundim-
tar me te drejta te plota dhe e perfshiu emrin e Gjergjit ne nje varg veprimesh qe zhvilloi ne vitet
20-30,me 1420 ne marreveshjen tregtare me Raguzen,me 1426 ne aktet e dhurimit te disa fsha-
trave per nje manastir ne malin Atos,si dhe me vone me 1437,kur i ati kerkonte mbrojtjen e Ve-
nedikut dhe me pas te Raguzes.Kjo ndodhte kur ne te njejten kohe (1428) dihej se ai,sic thonte
vete i ati,"ishte bere turk e mysliman" dhe kishte marre urdher prej Sulltanit te sulmonte zoteri-
met e Venedikut dhe te te atit.Me 1430 pas nje inkursioni shkaterrimtar,Kastriotet thuajse hum-
ben gjithe zoterimet qe iu nenshtruan tani regjimit te timareve,kurse dhe Gjoni vete u detyrua te
perqafonte Islamin.Por per te qetesuar qendresen e forte qe haste ne keto zona kufitare veripe-
rendimore me te largeta te pushtimeve te tyre,Murati i II i la Gjon Kastriotit nje pjese te vogel te zoterimeve te dikurshme ne formen e nje ziameti-Krahinen e Mysjes ne perendim te Krujes deri ne bregdet.Vete S. u emerua po per kete qellim qeveritar (subash) i vilajetit te Krujes,ku ju la gjithashtu nje feud me vete.
Vala e kryengritjeve popullore qe pati perfshire pas vitit 1432 viset jugore,u shtri edhe ne viset e posa nenshtruara ne veri;keto rrethana e nxiten Gjon Kastriotin te vihej perseri ne levizje.Ne ke-
te periudhe Kastriotet sulmuan Krujen,por perpjekja nuk pati sukses.Situata ne ish zoterimet e tyre mbeti e turbullt;edhe pse vete S. nuk permendet ne keto ngjarje kryengritese me emer,nuk mund te dyshohet se ai ishte i lidhur me veprimin e te atit.Per kete flet fakti qe Muratit II iu shtuan
dyshimet kundrejt S. Pas vdekjes se Gjonit (1437) atij ju mohua trashegimi i ziametit te Mysjes,
per te cilin ngriti pretendime,madje iu hoq edhe feudi qe kishte pase mbajtur dhe me ne fund u
largua ne 1438 edhe nga posti i qeveritarit te vilajetit te Krujes.Kesaj situate Kastriotet u perpo-
qen ti pergjigjeshin duke kerkuar mbeshtetje te Venediku dhe Raguza.Po kesaj kohe i perkasin ndoshta dhe kontaktet e para me mbreterine e Napolit.Me keto masa S. dhe Stanisha qe kishin mbetur nga kater djemte pergatiteshin per perspektiven e nje aksioni qe do te zbatohej me vone,
ne kushte me te favorshme.Pas vitit 1439,emrin e S. nuk e gjejme me te permendet ne tokat shqiptare;sic duket,Murati II qe e kishte sjelle per te qetesuar zoterimet e paqeta te Kastrioteve,
e largoi tani nga Shqiperia,sic beri ne te njejten kohe me nje pinjoll te nje shtepie tjeter sundue-
se,Jakup Bej Muzaka.Ka mundesi qe S. te kete qene derguar sic sanxhak bej ne nje zone jo te larget te gadishullit ballkanik.
Pervoja e 30 vjeteve te pare te shek. XV i kishte treguar S. gadishmerine e masave popullore per te luftuar,po i kishte treguar edhe se lufta e vecante e zoteruesve te ndryshem feudale si dhe kryengritjet popullore ne krahina e ndryshme vecmas,sado te fuqishme qe kishin qene,nuk ishin ne gjendje te ndalonin pushtimin osman dhe te clironin vendin.Po ashtu ishte bere e qarte
per S. se sulltani nuk lejonte ne asnje menyre qe zoterimet e Kastrioteve te mbeteshin qofte ne formen e nje ziameti me vete ne kuadrin e nje Sanxhaku shqiptar,qe ishte formuar me 1431.
Keto ishin rrethanat ne te cilat u zhvillua ajo kthese vendimtare dhe filloi ajo etape e re me e lar-
te ne luften kunder pushtimit osman dhe ne gjithe historine e Shqiperise qe lidhet me emrin dhe vepren e S. Kjo kthese qe zhvillohet ne vitet 1443-1444,i ka rrenjet ne kushtet objektive e subje-
ktive te brendshme,por u favorizua edhe nga disa rrethana te jashtme.
Perparimi osman ne viset qendrore te Ballkanit drej Danubit,pushtimi i tokave serbe me 1439,
goditjet e njepasnjeshme kunder Mbreterise Hungareze,e detyruan kete te kalonte qe nga viti 1443 ne nje politike kundersulmesh te fuqishme kunder osmaneve.Perfaqesues i kesaj politike u
be Janosh Huniadi,i cili pas S. u be nje nga figurat me aktive te luftes antiosmane.Nen udheheq-
jen e tij,nje ushtri hungareze kaloi ne vjeshte te vitit 1443 Danubin.Per t'i siguruar asaj nje mbe-
shtetje ne keto vise,u zhvillua nje veprimtari e gjalle diplomatike,ne te clen u perfshi edhe Shqi-
peria.Ne driten e te dhenave duhet te mendohet se edhe S. ishte ne dijeni te asaj qe po pergati-
tej,ndonese emri i tij nuk permendet.Qendrimi i S. ne betejen e Nishit ne ditet e para te nentorit 1443,ku forcat osmane pesuan disfate,nuk ishte nje veprim i lindur spontanisht,por rezultat i pla-
ni te paramenduar.Ne kete ndeshje ne te cilen moren pjese te gjithe sanxhakbejleret e tjere,S. u
terhoq me forcat shqiptare qe kishte me vete,ose qe mundi te mblidhte.I pajisur me nje ferman qe ia mori me force,sic na thone shume burime,sekretarit te vules se Bejlerbeut,me shpejtesi te rrufeshme S. mori rrugen e kthimit per ne atdhe,rrugen e kryengritjes se hapur kunder sulltanit.
Gjithcka varej tani nga vendosmeria e shpejtesia e veprimit,per te ngritur ne kembe masat,per te zene ne befasi garnizonet armike ne vend,per t'u marre atyre kalate,pikembeshtetjet e tyre te fuqishme ne te kater anet e vendit.Faktori vendimtar qe e lehtesoi planin e S. ishte pergjigjja qe gjeti qe ne hapat e para ky veprim ne tokat shqiptare.Mobilizimi masiv i masave qe filloi se pari ne Diber dhe erdhi duke u zgjeruar andej vale-vale ne gjithe vendin,ishte prova se ketu ishte fja-
la per nje veprim qe u kthye brenda pak kohe ne nje kryengritje te pergjithshme.Ne kete gjenin shprehje aspirat dhe interesat e shtresave me te gjera te shoqerise shqiptare-te masave fshata-
re mbi te cilat rendonte prej kohesh pesha kryesore e sundimit te huaj,por edhe te asaj pjese te klases feudale qe ishte shpronesuar tashme ose ne rrezik te shpronesohej me zgjerimin e mete-
jshem te pushtimit osman.Ne muajt e pare te kthimit,S. zhvilloi nje veprimtari te ethshme,te palo-
dhshme dhe vendimtare deri ne skajet me te largeta.Brenda 3 muajsh u cliruan kalate e medha dhe u clirua principata e Kastrioteve si dhe pjesa me e madhe e trojeve shqiptareprej viseve ne veri te Matit deri ne Diber,Reke e Polog,deri ne Cermenike e Malet e Mokres,ne krahinat midis
lugines se eperme te Devollit e Semanit.Bashke me viset deri atehere te papushtuara ne verlin-
dje te Drinit si dhe Kosove,keto zona perbenin pjesen kryesore te trojeve te banuara prej shqip-
tareve.
Se sa lart e cmonte S. gadishmerine luftarake te masave popullore,tregojne fjalet qe ai i tha po-
pullit,sipas Barletit,ne castet solemne kur ne keshtjellen e Krujes se cliruar,me 28 nentor 1443 u
ngrit perseri flamuri i Kastrioteve me shqiponjen e zeze dykrenore me fushe te kuqe,qe u be tani e tutje flamuri historik i lufterave per liri i popullit shqiptar:"Lirine nuk jua solla une,por e gjeta ketu ne mes tuaj ... armet nuk jua ngjesha une,por ju gjeta te armatosur,lirine e kishit kudo,ne
kraharor,ne balle,ne shpate,ne ushtat!"
Duke nxjerre mesime nga pervoja e dhjetera vjete luftimesh e deshtimesh ne plan shqipetar e nderkombetar dhe duke u pergatitur per te ardhmen S. vuri tani ne jete perfundimin e madh,qe u be guri thmeltar i gjithe veprimtarise se tij si burre shteti dhe udheheqes ushtarak ne vitet e ardh-
shme,se pa kapercyer pozitat e vjeteruara politike te percrjes se vendit ne nje varg zoterimesh te
vecanta,pa krijuar nje baze politiko-ushtarake te organizuar dhe te qendrueshme,pa bashkeren-
ditur veprimet e brendshme me levizjet antiosmane qe organizoheshin ne plan te jashtem,lufta nuk do te kishte perspektiven e fitores.Ishte merita e madhe e S. qe u be shprehesi dhe zbatue-
si me i qarte,me i ndergjegjshem e i vendosur i kesaj domosdoshmerie qe impononte situata ob-
jektive.
Pas fitoreve te para te viteve 1443-44 filluan gjithnje e me te forta kundergoditjet e ushtrive os-
mane,te cilat niseshin nga bazat e tyre te medha ne portat e trojeve shqiptare,ne Oher,Manastir,
Kostur e Shkup me forca gjithnje e me te medha,me ekspedita te organizuara vit per vit me nje rregullsi te parameduar,ne kohen e te mjellave e te korrave,per te shterur forcat njerezore e mu-
ndesite ekonomike te vendit.Detyres me urgjente,organizimit sa me efektiv te mbrojtjes se vendit
i sherbeu thirrja e Kuvendit ne Lezhe (2.3.1444) dhe themelimi i nje beselidhjeje te sundimtare-
ve shqiptare si organ politik dhe krijimi i nje arke lufte per te mbajtur ushtrine e perbashket te Lidhjes.
Me autoritetin e vet si udheheqes i kryengritjes se pergjithshme dhe nismetar i mbledhjes,si per-
faqesues i njeres nga principatat me te rendesishme te vendit nga pikepamja politike dhe ushta-
rake-ekonomike,S. mundi t'u imponohej sundimtareve feudale dhe perfaqesueve te krahinave te
veteqeverisura per te kapercyer divergjencat qe kishin midis tyre.Lidhja e Lezhes u be keshtu i
pari bashkim politik ne shkalle mbareshqiptare qe njihet ne historine e Shqiperise.S. u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i saj i pergjithshem.Nen udheheqjen e S. ushtria qe ai organizoi kaliti e komandoi,u be nje arme e fuqishme tejet e shkathet per mbrojtjen e vendit.Tokat shqipta-
re per me se 25 vjet munden t'u benin balle vershimeve te njepasnjeshme,betejave masive,bllo-
kadave dhe rrethimeve qe organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II,te mbiqujtur "pushues te bo-teve",per te zhdukur kete vater qendrese e front te ri qe u hap ne brinjen e tyre perendimore,ne nje kohe kur vemendja e osmaneve ishte drejtuar para se gjithash drejt veriut,Danubit.Ne Shqi-
peri deshtoi politika e tyre e frikesimit,e mbeshtetur ne epersine numerike dhe te armatimit.
Duke shfrytezuar vecorite e terrenit shqiptar,luften tradicionale popullore dhe duke e kombinuar
si mjeshter i artit luftarak me operacione te medha strategjike-taktike dhe ndeshje frontale.S. kundershtarin e lodhur me pusi e kurthe,alarme e shqetesime te vazhdueshme,e godiste me sul-
me te fuqishme e te befasishme dhe e shkaterronte perfundimisht.Me kete strategji te mbrojtjes
aktive,me parimin "mbrohu duke sulmuar",ai arriti rrezultate te shkelqyera me nje ushtri relati-
visht te vogel,duke vene ne jete parimin e tij "se kush nuk eshte ne gjendje ta mundi armikun me nje ushtri prej 10-12000 vetash,nuk do te mundte ta bente kete as dhe me nje ushtri shumefish me te madhe".Kjo ushtri bashkonte vrullin e nje ushtrie popullore me pervojen e reparteve te zgjedhura,te specializuara per detyra te vecanta te nje ushtrie te qendrueshme,te rroguar,me ko-
mandante te dale nga rradhet e popullit qe u rriten e u kaliten bashke me ushtrine nen koman-
den e S.
Me keto forca komanda shqiptare arriti te fitonte dhjetera beteja kunder ushtrive kufitare osma-
ne.Fushat e Pologut,te Dibres,te Ohrit e te Domosdoves,grykat dhe luginat e Drinit e te Shkum-
binit sidomos ne vitet 1444-48,1450-56,1462-65,fushat e Ujit te Bardhe (1457),te Livadhit prane
Ohrit (1462),te Vajkalit (1465) etj u bene shesh disfatash te ushtrive te rendesishme osmane.
Me keto koncepte taktike-strategjike S. arriti te prapste e te thyente edhe forcat kolosale te ush-
trive perandorake te llogaritura ne mbi 100.000 veta,qe erdhen me Muratin ne krye per rrethimin
e Stefigradit (1448) dhe te Krujes (1450),si dhe me Mehmetin II per rrethimin e dyte e te trete te saj 1466-1467.
Taktika e shkaterrimit sistematik te vendit,masakrat masive te zbatuara sidomos nga Mehmeti II
(ne Cidhne u vrane me 1467 mese 10.000 pleq,gra e femije),nxitja e lekundjeve dhe konflikteve
midis anetareve te Lidhjes Shqiptare nuk munden te percanin bashkimin e formuar me S. ne krye.Keto momente kritike udheheqesi i luftes mundi t'i perballonte me sukses,sepse kishte mbeshtetjen masive e te qendrueshme nga ana e shtresave te gjera sidomos te fshataresise,qe shihnin ne luften konseguente te udhehequr nga S. rrugen me te efektshme per te perbqalluar
rrjedhimet shkaterrimtare te luftes.Uniteti politik dhe ai ushtarak kushtezonin njeri-tjetrin.Kryetari
dhe komandanti i Lidhjes se Lezhes,i cili ne nje faze te pare nuk kishte qene vecse "nje i pare
midis te barabarteve",u detyrua tani te nderhynte ku qe nevoja,ne interes te luftes se perbash-
ket,ne zoterimet e aleateve te tij,duke cenuar autonomine e tyre,cka coi,sidomos ne vitet 50,ne konflikte me Arianitet,Muzaket,Dukagjinet,ndonese ishin te lidhur me lidhje farefisnie me Kastrio-
tet,madje midis vete ketyre,konflikte qe shkuan deri ne tradheti (Moisi Golemi 1456,Hamza Kas-
trioti 1457 etj.). Keto rrethana e cuan S. te merrte masa energjike madje duke vene dore mbi to-
kat e tyre dhe duke marre masa shtrengimi,deri edhe denimi me vdekje.
Me nje evolucion te brendshem,beselidhja e sundimtareve shqiptare filloi te kthehej ne nje apa-
rat shteteror,ne nje shtet te perqendruar,qe kishte si berthame qendrore zoterimet e Kastrioteve.
Ne gjirin e klases sunduese,ne keto kushte,pozita kryesore ne aparatin politik-shteteror e ushta-
rak kaluan kryesisht ne duart e feudaleve te vegjel,te cilet qendronin besnikerisht prapa perfaqe-
suesit te pushtetit qendror.Qe nga fundi i viteve 50,ne vartesine e ketij shteti hyne edhe zoteri-
met e nje vargu sunduesish qe ishin perpjeku te ruanin poziten e vet duke kerkuar mbeshtetje ne forca te jashtme.
Formimi i ketij shteti ishte nje hap i rendesishem per bashkimin politik te shqiptareve,edhe pse nuk perfshinte gjithe trojet shqiptare;jashte tij mbeteshin viset ne jug te vijes Seman-Vjose ku prapa kraheve te osmaneve gjendeshin nje varg zonash te lira qe perbenin vatra qendrese,pje-
se te luftes se pergjithshme.Principata e Kastrioteve nen sundimin e S. perfshiu keshtu ne nje shtet politikisht te pavarur pjesen me te madhe te trojeve shqiptare te papushtuara nga osmanet.
Duke iu referuar historise S. e deklaronte veten si pasardhes e vazhdues i vepres se bashkimit politik,qe kishin ndermarre ne fund te shek. XIV sundimtaret nga dinastia e Balshajve.
Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit te perqendruar shqiptar e beri ate nje faktor politik e ushtarak te rendesishem aktiv edhe ne marredheniet nderkombetare.
Lufta qe zhvillohej ne Shqiperi ishte pjese e asaj lufte per liri me te cilen epopujt e Evropes Jug-
lindore,e midis tyre ne rradhe te pare shqiptaret,duke gozhduar forca te medha ne trojet e tyre u
bene nje ledh mbrojtes kunder veshtrimit shkaterrues te agresionit osman.
Per S. ishte e qarte se nje nga kushtet ndihmese per zhvillimin e luftes antiosmane ne Shqiperi
ishte bashkepunimi me forcat e jashtme,te interesuara per t'iu kundervene vershimit osman.Qe me 1443-44 e me tej me 1448-56 S. krijoi lidhje me Huniadin per te arritur nje front te perbashket
ne Kosove,dhe per te ndihmuar forcat hungareze qe luftoni ne Belgrad.Nuk munguan gjithashtu
lidhje bashkepunimi me sundimtaret e fundit ballkanas,mbretin e Bosnjes,despotet e serbise dhe
Artes,me kryepeshkopin e Ohrit,te cilet qene ne fakt ata me te interesuar te perfituar nga lufta qe
zhvillohej ne Shqiperi.Vemendje qe u kushtoi S. sidomos perpjekjeve per te terhequr ne nje ba-
shkepunim efektiv shtetet perendimore me te aferta-Republiken e Venedikut,Mbreterine e Napo-
lit,Papatin e Romes,duke llogaritur se ishte vete intersi i ketyre shteteve qe te ndihmonin aktivi-
sht,materialisht e ushtarakisht luften ne Shqiperi per te siguruar krahet nga sulmet osmane prej
Ballkanit.Por keto shtete synonin vetem nga lufta e popujve ballkanas,duke ua lene atyre gjithe
barren e duke i percjelle me fjale te mira e urime.Republika e Venedikut i trembej perforcimit te
Lidhjes Shqiptare e te pozites se S., qe mund te vinin ne rrezik zoterimet e saj ne Shqiperi.Ajo beri kunder S. nje lufte te fshehte qe synonte vrasjen e tij dhe percarjen e lidhjes dhe arriti deri ne luften e hapur ne dy fronte,te kombinuar nga osmanet me 1445.Edhe kur Republika hyri ne lufte me osmanet me 1463 dhe u lidhe me marreveshje me S. dhe Hungarine,ajo e konsideronte
luften ne Shqiperi vetem si nje aksion per te lehtesuar frontin e saj ne Peloponez.S. i denoi ash-
per keto qendrime sidomos ne situaten e veshtire te rrethimit te II e te III te Krujes (1466-67),du-
ke deklaruar se "nuk kishte besuar se mund te ekzistonte nje shpirtligesi te tille sic e treguan keta prifterinj" dhe se "duhej luftuar me teper kunder ketyre sesa kunder turqve".Edhe Mbrete-
ria e Napolit ishte e interesuar t'i hapte rruge ekspansionit te saj drejt Mesdheut Lindor,me ane traktatesh te lidhur me nje varg sundimtaresh ballkanas,me traktatin e Gaetes te perfunduar me 1451 me Skenderbeun,Alfonsi i V i Aragones i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmen ushtarake
financiare kunder osmaneve,ndersa S. po te plotesohej ky kusht do te njihte Alfonsin si kryezot,
me cilesine e vasalit per tokat qe do te cliroheshin me forca te perbashketa.Ky bashkepunim qe
nuk cenonte politiken e pavarur te S.,mbeti pa u realizuar;lufta qe synonte S. kerkonte nje anga- zhim teresor te forcave qe Alfonsi s'kishte ndermend ta bente.
Nje orvatje te dyte per te angazhuar Napolin dhe aleatet e tij,Milanon,Papatin,ne nje aksion te perbashket kunder osmaneve,beri S. ne vitet 1460-62 me ekspediten ushtarake ne ndihme te Ferdinandit kunder baroneve kryengrites ne Italine e Jugut,duke treguar qarte,sic ishte qellimi i tij,vleren ushtarake te forcave shqiptare per ate aksion.Ne mendimin politik te njerezve me te qarte te kohes po behej gjithnje e me e dukshme rendesia e Shqiperise si kryeure per kalimin e osmaneve drejt Perendimit."Invazioni i Europes eshte i sigurt,shkruante ne kete kohe nje ushta-rak anglez,sepse s'ka fuqi qe mund te beje rezistence nqs bjen keshtjella shqiptare".Ndergjegjja
per funksionin evropian te luftes se shqiptareve gjeti shprehje ne planet qe u hartuan ne konfe-
rencen e disa shteteve europiane ne Mantova me 1458 si dhe me vone me 1464,kur u hodh ide- ja per nje front te gjere politik e ushtarak antiosman,qe do te perfshinte Burgonjen e dis shtete kryesore italiane,Shqiperine e Hungarine si dhe kundershtaret e Mehmetit te II ne Azi.Por politika driteshkurter vecanerisht e shteteve italiane beri qe te deshtonin keto plane.Per kete funksion evropian te luftes se shqiptareve ishte i ndergjegjshem vete S. kur i deklaronte nje prnci italian se "po te mos ishte lufta jone,ato vende qe thoni se jane tuajat,do te kishin rene prej kohe ne duart e turqve".Skenderbeu vdiq i semure ne Lezhe,ku do te organizohej nje kuvend i krereve shqiptare,dhe u varros po aty.
Personaliteti i S. si burre shteti,strateg e mjeshter i artit ushtarak dallonte me tiparet e veta kara-
kteristike nga princerit feudale bashkohes te Perendimit.Luftetar i thjeshte midis luftetareve,ai lu-
ftonte me "menge te shpervjelura",ne krye te nje kaloresie qe vepronte me shpejtesi te jashte-
zakonshme ne krahasim me ushtrite e renda feudale,bartes i nje emrii me fame boterore,ai "ish-
te i veshur si nje njeri i varfer";si burre shteti ai nuk njihte intrigat politike dhe amen e fshehte te parase,armet karakteristike te kohes.Misherues i traditave me te larta te popullit te tij,ai ishte shprehes i asaj force vitale te jashtezakonshme qe ka manifestuar kurdohere populli shqiptar.
Figura e S. sintetizon nje epoke te tere te historise kombetare shqiptare;luften njeshekullore kunder pushtimit osman (1380-1479),per mbrojtjen e tokes,lirise,te pavaresise se vet.Me kete lu-
fte iu vune themelet e qendrueshme asaj ndertese qe brezat e ardhshem e cuan deri ne fund---
bashkimit te popullit shqiptar ne shtetin e tij kombetar.
Si simbol i nje lufte te lavdishme per liri,si strateg i madh e mjeshter i artit luftarak,figura e S. ter-
hoqi gjate shekujve vemendjen e historianeve,ushtarakeve,te burrave te shtetit,te njerezve te ar-
tit dhe te fantazive krijuese te popujve.Ketu e kishte burimin ajo literature shumegjuheshe qe u
botua dhe vazhdon te botohet per te ne te kater anet e botes.Figura e S. dhe lufta qe udhehoqi ai u be nje burim frymezimi gjate luftrave clirimtare dhe sidomos gjate Rilindjes Kombetare Shqi-
ptare.
Monumenti i Skenderbeut (11 m i larte) ndodhet ne qender te Tiranesne sheshin me te njejtin
emer dhe u perurua me 1968 me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut;eshte veper e
skulptoreve Odhise Paskali,Andrea Mano e Janaq Paco.
Monumente te tij gjenden ne Itali,Zvicer dhe ne Hungari si dhe emrin e tij e kane marre mjaft sheshe te Europes.

NENE TEREZA

Nene Tereza Gonxhe Anje Bojaxhiu lindi me 27 gusht 1910 ne Shkup te Maqedonise nga Niko-
lla dhe Danafilla te cilet kishin shkuar ne Shkup nga Shkodra para se te lindte Gon-xhja.18 vjec hyri ne Urdhrin e Motrave te Zonjes tone te Loretos ne Irlande dhe me pas u vendos ne Kalkute te Indise per gjithmone. Ne vitin 1930 mori titullin Tereza per nder te te shenjtit Teresa te Aviles,
nje shenjtor spanjoll i shekullit 16.Ne vitin 1950 formoi urdherin e saj te misioneres bamerise qe ndhodhet sot kudo ne bote.Ne vitin 1962 mori cmimin Pandra Shri per sherbime te jashtezako- nshme.Ne vitin 1979 mori cmimin Nobel per paqe. Vdiq me 5 shtator te vitit 1996 ne Kalkute te Indise prej nga ku jetonte prej shume vitesh.


FERID MURADI

Ferid Muradi lindi me 14 shtator 1936 ne Whiting,Indiana Amerike nga prinder shqiptare.Ka graden M.D dhe Ph.D te cilat i mori te universiteti Western Reserve ne Cleveland ne vitet
1958-1965.Mori cmimin NOBEL ne vitin 1998 per zbulimin e tij te ilacit VIAGRA per impotence seksuale tek meshkujt.

Aresa ne web e Ferid Muradit eshte: http:girch2.med.uth.tmc.edu/faculty/fmurad/index.cfm
Email i Ferid Muradit eshte:



GJERGJ FISHTA


I pari shkrimtar shqiptar i propozuar per cmimi Nobel prozator,poet dhe perkthyes.Lasgush Poradeci e ka cilesuar si Militant te letersise shqiptare si dhe Eqerem Cabej si Poet kombetar te shqiptareve.Me 1913 botoi librin*Mrizi i zanave* si dhe pas 35 vjeteve pune nxorri **Lahuta e malesise** prej 17.000 vargjesh qe eshte cilesuar si Iliada shqiptare.Ishte kryetar i kongresit te Manastirit ku dhe propozoi unifikimin e alfabetit te gjuhes shqipe,propozim qe u botua.Ne tetor nxjerr ne botim revisten*Hylli i drites* dhe ne 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombetar te kisha e Shkodres duke e lidhur ate me drita me xhamine,duke treguar keshtu unitetit ndermjet shqiptareve.Gjergj Fishta mori shume medalje nga populli i Shkodres,i Beratit,mbreti i Austrise,nga Greqia dhe nga Turqia.



FAN S. NOLI


Fan Stelian Noli lindi me 6 janar te 1882 ne Ibrik Tepe fshat afer Adrianopojes ne Greqine e sotmeJetoi ne Greqi,Turqi,Shqiperi Egjipt dhe Amerike ku vdiq me 1965.Me 16 qershor 1921 formoi qeverine e pare demokratike ne Shqiperi e cila per fat te keq nuk zgjati me shume se 6 muaj sepse Zogu ne bashpunim me serbet dhe forca te tjera erdhi ne pushtet me ane te dhunes duke e detyruar Nolin te emigroje ne Amerike ku me vone formoi dhe kishen autoqefale ortodokse te shqiptareve te Amerikes.Fan Noli dinte tete gjuhe te huaja dhe ishte njeri i gjithanshem dhe kjo duket nga fakti qe ne moshen 65 vjec mbaroi konservatorin e muzikes ne Amerike.



ISMAIL QEMALI


Ismail Qemali (1844-1919)
Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur.Hero i popullit.Lindi ne vlore me 1844.Pasi kreu shkolen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin «Zosimea» ne Janine,me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll,ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare:mori
pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje sho-
qerie kulturore shqiptare.Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale.Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar le-
viajen clirimtare te bashkeatdhetareve te tij,por edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popu-
jve te shtypur te Perandorise si dhe per perhapur kulturen e dijet shkencore.Kerkesat e I.Q. per zbatimin e reformave demokratike cuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit.U denua nga Porta e Larte me internim,te cilin e vuajti per shtate vjet.Ne maj te 1900,per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit,u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne vise te ndryshme te Europes,ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.
I.Q. zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin europian.Ai shpalli boteri-
sht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja.
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke,ne krahun perparimtar qe ishte per njohjen e te drejtave te kom-
beve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake.Ne dhjetor te vitit 1908,me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke,u zgjodh deputet i san-
xhakut te Beratit ne parlamentin osman ku,se bashku me grupin e deputeteve patriote,mbrojti interesat e
kombit shqiptar.
U dallua si frymezues e organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1912-1914.Se bashku me L. Gu-
rakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organimzimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912.I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane qe t'i jepte Shqiperise autonomine.Pas fillimit te Luftes se I Ballkanike ndermori se bashku me L. Gurakuqin nje aksion te ri per te shpetuar atdheun.Ne mbledh-
jen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej atje shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive te Medha per te shtruar e mbrojtur ceshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin nde-
rmjet fuqive.Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi fatet e atdheut.U kthye me bashkepunetoret e tij ne atdhe.Nr Vlore krye-
soi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.U caktua krye-
tar i Qeverise se Perkohshme.Ne politiken e brendhme e te jashtme te qeverise kombetare u tregua i papa-
jtueshem me cdo cenim nga ana e Fuqive te pavaresise e sovranitetit kombetar,i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore,por dhe kundershtar i rrepte i syni-
mit te tyre per te coptuar Shqiperine.Qeveria e kryesuar nga I.Q. ndonese ne kushte mjaft te veshtira te brendshme e te jashme,mori nje varg masash ne fushen e ekonomise,te ndertimit shteteror e kultures ko-
mbetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut.Ne te gjitha veprimet I.Q. u tregua burre shte-
ti dhe diplomat largpames.me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare te cilet e rrezuan qeverine kombetare te krysua prej tij ne janar 1914.
Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim I.Q. i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare.Vdiq ne Itali.




ISMAIL KADARE


Ismail Kadare lindi ne Gjirokaster dhe kreu studimet e larta te Fakulteti i Historise dhe i Filolo- gjise.Eshte nje shkrimtaret me te famshem shqiptare dhe nder me te famshmit ne letersine kla- sike boterore te shekullit 20.Eshte perkthyer ne me shume se dyzet gjuhe ne gjithe boten.Ne vitin 1991 novela e tij *Koncerti* u cilesua si novela e vitit nga revista letrare *Lire* e Parisit. Eshte propozuar disa here per cmimin NOBEL te letersise.Jeton pergjith- mone ne PARIS ku eshte i njohur gjeresisht ne rrethet letrare dhe botuese.Ka botuar deri me sot keto (krye)vepra:

ROMANE
Spiritus

NOVELA
Gjenerali i ushtrise se vdekur (1963).
Keshtjella (1970)
Kronike ne gur (1971)
Nentori i nje kryeqyteti (1975)
Dasma (1968)
Dimri i madh (1977)
Ura me tri harqe (1978)
Kush e solli Doruntinen? (1980)
Sjellesi i fatkeqesise (1080)
Vit i mbrapshte (1980)
Krushqit jane te ngrire (1980)
Prilli i thyer (1980)
Nepunesi i pallatit te endrrave (1980)
Koncert ne fund te dimrit (1988)
Piramida (1992)
Nata me hene (1992)
Dosja*H* (1980)
Hija (1994)

POEZI
Poezi te zgjedhura (1968)

ESE

Eskili ky humbes i madh (1990)
Dialog me Alain Bosquet
Kusheriri i engjejve

STUDIME LETRARE
Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe (1991)
Ftese ne studio dhe Pesha e kryqit (1991)
Pranvera shqiptare (1991)
Legende de legendes (1995)
Visages de Balcans (1995)
Autobiografia e popullit ne vargje

PUNE LETRARE
Vepra letrare 12 volume (1981-1989)
Vepra 1,2 (1994)



INVA MULA


Inva Mula lindi ne Tirane ne vitin 1963.E bija e kompozitorit te famshem shqiptar Avni Mula (prej nga mori dhe emrin e saj Avni=Inva) dhe nenes kengetare ruse u fut ne rrugen e muzikes qe e vogel.Ndoqi studimet ne liceun artistik *Jordan Misja* dhe me pas u martua me Pirro Cakon,djali i kompozitorit te famshem Gaqi Cako.Qe nga viti 1990 jeton ne Paris per ku dhe nga niset per koncertet e saj te shumta kudo ne bote.U be e famshme me pjesemarrjen te muzika e filmit Elementi i peste i regjisorit Luc Beson me aktoret Bruse Willis dhe Milla Milovic.Ka marre pjese ne koncerte dhe me tenorin e famshem Placido Domingo.


JAMES BELUSHI


James Belushi lindi me 15 qershor 1954 ne Chicago te Illionis nga Adam dhe Anje Belushi. Babai Adam emigroi ne Amerike kur ishte 16 vjec.Beri kater femije:Mariana,Xhoni,Billi dhe Ja- mesi.Adami u merrte me restorantin qe kishte dhe shpresonte qe kur ti rriteshin djemte ta ndih- monin te restoranti.Por James me Xhonin iu futen kinemase me protagonist Xhonin qe u be i famshem me filmin *Bluesbrothers*.Vdekja e papritur e Xhonit nga overdoza qe morri ne vitin 1980 ishte nje humbje e madhe.Eshte i martuar me Jennifer Sloan me 2 maj 1998,ishte i mar- tuar me Majrorie Bransfield(1990-1992) dhe me Sandra Davenport (1980-?).Ka nje femije me Sandra:Robertin.U be i famshem me filmin K-9 (1989).Rreth vitit 1996 shkoi ne Shqiperi ku na kujtoi edhe nje here origjinen e tij shqipetare per te cilen jemi krenare si komb.

VEPRIMTARIA KINEMATOGRAFIKE E JAMES BELUSHI

K-9 II 1999 Aktor
The Florentine 1999 Aktor
The Nuthest Nut cracker 1999 Aktor
Angel's Dance 1999 Aktor
Living in Peril 1997 Aktor
Retroactive 1997 Aktor
Gang Reladed 1997 Aktor
Gold in the Streets 1997 Aktor
Jingle All the Way 1996 Aktor
Over night Delivery 1996 Aktor
Race the Sun 1996 Aktor
Destiny Turns on the Radio 1995 Aktor
The Pebble and the Penguin 1995 Aktor
Sahara 1995 Aktor
Separate Lives 1995 Aktor
Canadian Bacon 1994 Aktor
Parallel Lives 1994 Aktor
Royce 1994 Aktor
Last Action Hero 1993 Aktor
Wild Palms 1993 Aktor
Wild Palms:The Dream Begins and The Dream Concludes 1993 Aktor
Once upon a Crime 1992 Aktor
Trances of Red 1992 Aktor
Curly Sue 1991 Aktor
Diary of a Hit Man 1991 Aktor
Only the Lonely 1991 Aktor
Taking Care of Business 1990 Aktor
Masters of Menace 1990 Aktor
Abraxas:Guradian of the Universe 1990 Aktor
Mr. Destiny 1990 Aktor
Wedding Band 1989 Aktor
Dimenticare Palermo 1989 Aktor
Homer and Eddie 1989 Aktor
Who's Harry Crumb 1989 Aktor
K-9 1989 Aktor
Red Heat 1988 Aktor me Schwarzenegger
Real Men 1987 Aktor
Number One with a Bullet 1987 Aktor,Skenarist
The Principal 1987 Aktor
Jumpin' Jack Flash 1986 Aktor
About Last Night 1986 Aktor
Little Shop of Horror 1986 Aktor
Salvador 1986 Aktor
The Birthday Boy 1985 Aktor,Skenarist
The Men with One Red Shoe 1985 Aktor
The best Legs in the 8th Grade 1984 Aktor
Trading Places 1983 Aktor
Thief 1981 Aktor
Working Stiffs,Vol 2 1979 Aktor
Working Stiffs 1979 Aktor
Working Stiffs,Vol 1 1979 Aktor
Mutant Video 1976 Aktor