Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

SHKENCE







  

SHKENCE


TRU KOMPJUTERIK

Njeriu nuk do te mbetet me e vetmja qenie inteligjente ne Bote - te pakten nese i besohet pronarit te firmes se Software-ve inteligjente kompjuterike ne Massachusetts Ray Kurzweil. Ishte ai qe para 26 vjetesh shpiku nje pajisje lazer per te verberit, e cila ne parim skanon tekstin e faqes se nje libri dhe e lexon me ze.
Ne librin e tij te ri "Koha e makinerive me shpirt" ("The Age of Spiritual Machines") ai tregon me hollesi sesi njeriu dalengadale nuk do te jete me qendra e inteligjentes ne Bote. Teknollogjite po zhvillohen me nje shpejtesi te madhe dhe ne qindvjecarin qe po hyn ky zhvillim do te kete ritmin e dhjete qindvjecareve se bashku. Deri pak para vitit 2099 njeriu do te arrije te kete ne dore mjete qe do te jene te afta te skanojne trurin e njeriut. Cdo lidhje nervore, cdo lende themelore, cdo nyje, cdo hollesi mbi qelizat. Pastaj me te dhenat e marra njeriu do te jete ne gjendje riprodhoje trurin ne neurone kompjuterike, ne nje kompjuter qe do te kete hapesiren e nevojshme dhe aftesine per te krijuar nje kopje te persosur te mendimeve tona, perfshire ketu kujtesen dhe aftesine e trurit.
Skanimi i trurit do te mund te behej i mundur nepemjet dergimit ne tru te miljardave skanerve teper te vegjel te ashtuquajtur Nanorobote me permasat e nje qelize gjaku.
Duke pershkruar rrugen tashme te filluar drejt inteligjences artificiale ai tregon se si ne te ardhmen chips-at kompjuterike do te zevendesojne organet e trupit te njeriut. Qe tani eshte mundur te krijohen chips-e te tille qe u mundesojne te verberve te shohin konture sendesh.
Nga ana tjeter inteligjenca njerezore do te kthehej ne nje fare Superinteligjence me ndihmen e nje inteligjence teknike qe do vendosej ne trurin e njeriut. Mendja njerezore do te mundet te jetoje me tej ne kompjuter.
Keshtu njeriu me ndihmen e kompjuterit do te behej i pavdekshem.
Nese trupin e njeriut do ta quanim Hardware (pjesa e forte, apo kafazi) dhe mendimet Software (pjesa e bute, apo e brendshmja), kur njeriu do te vdiste dhe kafazi trupor do te prishej keshtu, e brendshmja nuk do te merrte fund me te sepse do te ishte e ruajtur ne nje kompjuter.
Mbetet e pasqaruar ceshtja se cfare do te ndodhe me ndjenjat tona.

 

USHTARI I SE ARDHMES

Ushtari qendron ne nje llogore i veshur me nje jelek kundraplumbi me nje pushke me rreze lazer ne dore, i pajisur me nje videokamer dhe nje kompjuter. Ky eshte parashikimi i ushtarit amerikan te se ardhmes. Kembesoria amerikane do te pajiset vitet qe do te vijne me teknollogji te reja.
Me ane te videokamerave ushtaret do te jene ne gjendje te shohin pikeshenjestren ne nje ekran dhe te godasin ne shenje pa patur nevoje te shfaqin hapur trupin e tyre. Me ane te nje kamere tek pushka e cila eshte e lidhur me nje sistem kopjuterik ai do te mund te dergoje filmime nga zona e luftes drejtpersedrejti ne Shtabin e Pergjithshem.
Sistemi i vozitjes GPS i tregon ushtarit pozicionin e armikut dhe duke shtypur disa susta do te jete ne gjendje te marre te dhena mbi numrin dhe armatimin e armikut. Ne nje harte elektronike ushtari do te mund te markoje pikeshenjestra per p.sh. goditje me artileri.
Ky sistem i ri do te vihet ne prove nga amerikanet ne vjeshte kurse vitin tjeter do te vihet ne perdorim. Ai do te dhjetefishoje aftesine e ushtarit.
Ushtari i se ardhmes ka ne kokoren e tij shume sy kamerash dhe sensoresh. Nepermjet tyre merr dhe dergon te dhena dhe ka nje kend vezhgimi prej 360 gradesh. Ne nje ekran perpara syve ushtari do te mund te shohe prapa, mund te shohe te dhena dhe harta dhe te jete ne gjendje te dalloje shokun nga armiku edhe naten. Veshja e tij do te mund te ftohe apo ngrohe trupin e tij. Gjithashtu do te mund ta mbroje ate prej lendeve luftarake biollogjike dhe kimike. Brenda saj do te kete te dhena kompjuterike dhe antena. Pajisje te ndjeshme brenda veshjes kontrollojne gjendjen psikollogjike te ushtarit: temperaturen, goditjet e zemres, lodhjen, stresin.
Sistemi i armeve qe do te kete dore ushtari do te jete teper i lehte, me plumba 15 milimetersh qe deri ne largesine prej 1000 metrash do te jene te mundur te telekomandohen apo do te jene te pajisur me sensore qe kerkojne per nje trup te ngrohte.
Disa prej ketyre teknollogjive jane vene qe tani ne pune

,

NE PRAG TE PRODHIMIT TE ZEMRES SE NJERIUT

Prodhimi i zemres se njeriut ne laborator se shpejti do te mund te behej realitet nese i besohet ekipit te shkencetareve te inkuadruar ne projektin e madh i cili do te duhej te zgjase dhjetë vjet. Universiteti i Washingtonit kumtoi se do te udheheqe hulumtimin 10 vjeçar, me vlere prej dhjete milione dollare, dhe do te inkuadroje pesedhjete eksperte nga katermbedhjete laboratore, ashtu qe prej qelizes se nje te semuri do te behej zemra e njeriut.
"Kjo eshte e mundshme. Do te bejme zemer", deklaroi Buddy Ratner, udheheqes i hulumtimit dhe drejtor i Qendres per ndertim sintetik biologjik prane Universitetit te Washingtonit. "Eshte misioni Appolo ne miniature", tha ai dhe shtoi: "Ata per dhjete vjete do te duan te ecin neper Hene, e ne duam qe ta bejme qelizen e zemres ne laborator".
Me teper se nje e treta e rasteve te vdekjeve ne SHBA jane pasoje e semundjeve te zemres. Çdo vjet kemi 2300 zemra per transplatim. Kjo domethene se çdo vit vdesin nga pesedhjete mije njerez qe presin operacionin.
"Kjo do ta nderroje medicinen", deklaroi dr. Margareth Allen. "Do te perdorim qelizat e nje te semuari per t'iu shmangur transpatimit te zemres", shtoi ajo. "Me pare deshirojme te kultivojme muskulin e zemres qe mund te ndertohet ne zemren e te semuarit ashtu qe te permiresohet puna e saj dhe te ripertrihet indi i demtuar. Ne fazen vijuese do te prodhojme gypin ventrikular, muskuli i zemre i cili do te lehtesoje punen e zemres se dobesuar". Shkencetaret do te mundohen te prodhojne qelize, pjesen e perparme te zemres qe mbushet dhe zbrazet duke shtypur gjakun. Hulumtuesit shpresojne se ne laborator do te bejne nje zemer te tere. Shkencetaret do te mundohen te zbulojne se si qelizat mund te zhvillohen te punojne te harmonizuara. Tani qelizat e zemres mund te kultivohen ne laborator, por ato zhvillohen ne menyre te paorganizuar.
"Kemi ekip te eksperteve me pervoje qe do te punojne ne kete projekt", deklaroi Buddy Ratner. "Zemra eshte organ i nderlikuar", perkujtoi ai duke theksuar se eshte i vetedijshem per te gjitha veshtiresite. Siç thote vete ai: "Duhen me teper vite qe te arrijme deri te shkalla e pare e hulumtimit të implantantit te muskulit te zemres te te semuarit".
Projektin e financojne Entet shteterore per shendetesi (NIH), e do te perfshije pesedhjete shkencetare nga nente laboratore te Universitetit te Washingtonit, laboratorit te Universiteit te Torontos (Kanada), laboratorit te Kalifornise "Jolla" per zhvillimin e hulumtimit te indit, Instituti per zemer nga Seatle dhe laboratori i specializuar i Kalifornise "Redwood City".
,

USHTRIMI MBYT DEPRESIONIN E PLEQERISE

Ushtrimi i rregullt trupor mund te zvogeloje rrezikun nga depresioni i njerezve me te vjeter. Me siguri se meshkujt dhe femrat te cilet jane tete vjet me pak fizikisht aktiv do te vuajne nga depresioni me shume se ata qe jane njejte aktive apo ata qe aktivitetin e tyre fizik madje e kane shtuar, theksojne hulumtuesit.
"Ushtrimi aktiv trupor eshte i nderlidhur me shendetin me te mire mental", pohojnë autoret.
Rezultatet e hulumtimit jane te publikuara ne numrin me te ri te revistes Preventive Medicine. Piavi Lampien dhe koleget e tij nga Universiteti Jyvaskyl ne Finlande krahasuan ushtrimin trupor dhe simptomet e depresionit te 663 persona me te vjeter se 65 vjet. Hulumtuesit i testuan njerezit ne fillim te hulumtimit dhe pas tete vjeteve. Aktiviteti fizik eshte i ndare ne tre kategori: aktiviteti i nevojshem fizik, ecja e rregullt dhe ushtrimi i mundimshem fizik. Rezultatet tregojne se njerezit e moshuar zvogelojne ushtrimet trupore, e kjo shton rrezikun nga depresioni pa marre parasysh faktoret shoqeror. Pas tete vitesh shumica e te testuarve kane deklaruar se e bene vetem ate qe duhet bere, e pakkush thoshte se merren me aktivitet te mundimshem fizik. Vetem 30 perqind prej atyre qe mirrnin pjese ne aktivitetet e mundimshme fizike kane mbajtur nivelin e aktiviteteve. Këta jane njerez me me pak simptome te depresionit ne fillim dhe ne fund te hulumtimit, theksojne autoret. Nga ana tjeter, ata qe jane bere me pak aktive me kohe jane bere me depresive. Hulumtimet tjera kane treguar se njerezit me te vjeter, grate dhe ata qe kane se paku tri semundje kronike pas tete viteve me siguri do te behen te deprimuar.




KOMPJUTERI SI MJET PER LARGIM NGA DUHANI


Kompjuteri eshte bere pjese kryesore e ndermarrjeve te medha, qe nga Interneti e deri te udheheqja me fluturaket astronautike. Raporti me i ri tregon se kompjuteri mund te kete rol me te rendesishem edhe ne ndermarrjet personale, sic eshte largimi nga duhani. Raporti nga Universiteti i Pitsburgut tregon se programi per largim nga duhani, i cili inkuadron edhe cam­cakezin nikotinik dhe i cili eshte i pershtatur per nevoja personale, mund te shtoje sigurine per largim te perhershem nga duhani.
Hulumtuesit kane zbuluar se duhanxhinjte qe kane perdore programin "SmithKline Bee­cham­'s Committed Quitters Pro­gram" (CQP) kane pasur per 50 perqind rezultate me te mira sesa ata qe kane perdore vetem camcakez dhe kasete (grupi UG). Rezultatet e hulumtimit jane botuar ne revisten "Archives of Internal Medicine".
Hulumtimin e ka financuar "SmithKline Bee­cham Consumer Healthcare", qe prodhon camcakezin nikotinik "Nicorette" dhe flasterin nikotinik "Nico Derm CQ". "Comitted Quitters Program" ne te vertete eshte material i formesuar ne menyre kompjuterike i cili njerezve u ndihmon qe me lehte te largohen nga pirja e duhanit nepermjet "Nico­rette"-s, pohon autori kryesor i hulumtimtit, dr. Saul Shiffman. "Duke iu shmangur qasjes se barabarte, CQP formeson materialin ne pajtim me nevojat personale te cdo duhanxhiu", thekson dr. Shiffmani.
Shiffmani dhe koleget e tij krahasuan rezultatin e CQP-se me materialet standarde te cilat perbejne audiomateriale, camcakeza dhe udhezime. Ne testim moren pjese 3.600 duhanxhinje, e autoret vleresuan edhe rezultatet e thirrjes nxitese telefonike prej atyre te grupit CQP.
Individet qe kane shfrytezuar CQP-ne dukshem me shpesh kane apstenuar sesa ata qe jane sherbyer me metoda standarde edhe pas 6 dhe 12 javesh, tregojne rezultatet.
"Programi ka ndihmuar qe numri i duhanxhinjve te zvogelohet per 50 perqind, qe ishte befasi e kendshme", tha dr. Shiffmani. "Na befasoi fakti se ky program eshte treguar njelloj i suksesshem edhe te meshkujt edhe te femrat, edhe tek ata te cilet kane pire shume pak, si dhe tek ata qe kane qene te sigurte se do ta lene duhanin dhe ata qe nuk e kanë bere kete", theksoi dr. Shiffman.